spot_img
E enjte, 5 Shkurt, 2026
23:40
HomeKosovaSiguria dhe stabiliteti rajonal në fokus të takimit Kurti - Gjukanoviq

Siguria dhe stabiliteti rajonal në fokus të takimit Kurti – Gjukanoviq

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ish-Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

ZKM thotë se “Gjukanoviq i uroi Kryeministrit fitoren në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e proceseve demokratike dhe për mbështetjen e qytetarëve ndaj vizionit qeverisës”.

- Advertisement -

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale rajonale dhe globale, me fokus në situatën e sigurisë dhe dinamikat që ndikojnë në Ballkanin Perëndimor, vijon njoftimi.

“Kryeministri theksoi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, për paqe të qëndrueshme dhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal, në funksion të paqes dhe sigurisë dhe perspektivës evropiane të rajonit”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

ZKM thekson se “Qeveria e re do të vazhdojë ta ketë synim të palëkundur integrimin euro-atlantik dhe prioritet zhvillimin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve dhe sigurinë e tyre, pa dallim”.

Gjukanoviq njofton për vizitën në Prishtinë dhe takimin me Kurtin

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat