spot_img
E diel, 21 Dhjetor, 2025
23:48
HomeKosova“Simbol i turpit shtetëror”, Mustafa kritikon qeverinë për gjendjen e shtëpisë së...

“Simbol i turpit shtetëror”, Mustafa kritikon qeverinë për gjendjen e shtëpisë së UÇK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rrustem Mustafa – Remi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj gjendjes së shtëpisë së dhuruar dikur për nevojat e UÇK-së, ku Adem Demaçi kishte ushtruar funksionin e Shefit të Politikës.

Ai shprehu keqardhje për mënyrën se si, sipas tij, institucionet shtetërore kanë lejuar që objekti simbol i rezistencës shqiptare të degradojë.

- Advertisement -

Mustafa theksoi se shtëpia e Hajdin Paçarada-Dumoshit, e cila dikur përfaqësonte sakrificën dhe qëndresën, sot është shndërruar në “simbol të turpit shtetëror”, duke akuzuar Qeverinë Kurti se ka neglizhuar ruajtjen e vendit me rëndësi historike.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Më duhet te reagoj, me keqardhje…

Në çfarë gjendje e kanë lënë shtëpinë që Hajdin Paçarada-Dumoshi e dhuroi për UÇK-në, për zyrën ku Adem Demaçi ishte Shef i Politikës.

Kjo shtëpi ishte simbol i rezistencës shqiptare.

Sot është simbol i turpit shtetëror.

E nëpërkëmbur nga vetë ata që sot mbajnë pushtet.

Le ta themi qartë:

Qeveria e Albin Kurtit njeri që dikur punonte brenda kësaj zyre të UÇK-së, e ka lënë këtë vend të shenjtë në gjendje të mjerë.

Kjo nuk është neglizhencë.

Kjo është fyerje për Demaçin.

Fyerje për Paçaradën.

Fyerje për UÇK-në.

Fyerje për historinë tonë.

Ka ardhur fundi i qeverisjeve të papërgjegjshme.

Zëri i qytetarëve po ngrihet dhe nuk lejon më që simbolët e lirisë të trajtohen si objekte të harruara.

Këto pamje nuk janë një gabim.

Këto pamje janë realiteti i një pushteti që nuk e mbron as të shkuarën, as dinjitetin.

Ne nuk heshtim.

Ne nuk harrojmë.

Dinjteti i UÇK-së nuk lihet në rrëmujë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat