spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:04
HomeSiguriaPoliciaSindikata e Policisë në dyvjetorin e rënies së Afrim Bunjakut: Sakrifica e...

Sindikata e Policisë në dyvjetorin e rënies së Afrim Bunjakut: Sakrifica e tij, dëshmi e përjetshme e trimërisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot shënohet dyvjetori i rënies heroike të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Me këtë rast, Sindikata e Policisë ka kujtuar me respekt dhe krenari sakrificën e tij, duke theksuar rëndësinë e veprës së tij për vendin.

- Advertisement -

Në një postim në Facebook, Sindikata thotë se Bunjaku “ra në krye të detyrës, duke mbrojtur ligjin, sigurinë dhe jetën e qytetarëve tanë”.

“Sakrifica e tij mbetet përjetësisht dëshmi e trimërisë dhe përkushtimit të policëve tanë ndaj vendit dhe popullit”.

- Advertisement -

“Ngushëllime familjes së tij, kolegëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë në zemrat tona”, thuhet tutje në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat