spot_img
E hënë, 3 Nëntor, 2025
19:49
HomeKosovaSipas Vllasit, formimi i një Qeverie është më pak i dëmshëm se...

Sipas Vllasit, formimi i një Qeverie është më pak i dëmshëm se zgjedhjet tani

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Analisti politik, Azem Vllasi, tha se Kosova po kalon një krizë të thellë politike dhe se në këtë situatë, formimi i një qeverie, çfarëdo qoftë ajo, do të ishte zgjidhja më e pranueshme sesa mbajtja e zgjedhjeve të reja.

“Pasi që së bashku e kanë zhytur Kosovën në një krizë të thellë, për momentin, e keqja më e vogël do të ishte formimi i çfarëdo qeverie, sesa shkuarja në zgjedhje të reja tani”, ka deklaruar Vllasi për FrontOnline.

- Advertisement -

Ai ka theksuar se vendi nuk mund të lejojë shtyrje të vendimeve të rëndësishme që presin zbatim.

“Duhet të merren disa vendime që nuk presin shtyrje, e më pas të shihet se çfarë do të ndodhë më tutje”, ka shtuar analisti.

- Advertisement -

Albin Kurti, kryeministër në detyrë dhe mandatar për të formuar Qeverinë e re, nuk i ka siguruar 61 votat e nevojshme për të nisur një mandat të ri në pushtet.

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të premten në takim liderët e partive politike për të diskutuar për gjetjen e ndonjë zgjidhje.

Liderët e partive politike kanë deklaruar se nuk kanë shumicë parlamentare dhe se rruga më e duhur është shkuarja në zgjedhje.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat