spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
17:55
HomeKosovaSituata e sigurisë në fokus të takimit mes Ulutashit dhe Sveçlës

Situata e sigurisë në fokus të takimit mes Ulutashit dhe Sveçlës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pikëpamjet mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbi përmirësimin e mëtejshëm të komunikimit dhe bashkëpunimit midis KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, kanë qenë temë diskutimi gjatë takimit që ka pasur komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në këtë takim, sipas njoftimit të këtij misioni, Ulutash  ka theksuar angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar të kontribuojë në siguri, në të gjithë Kosovën e rajonin.

- Advertisement -

“Ata shkëmbyen pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbi përmirësimin e mëtejshëm të komunikimit dhe bashkëpunimit midis KFOR-it dhe Policisë së Kosovës. Gjenerali Ulutash theksoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar të kontribuojë në sigurinë në të gjithë Kosovën dhe rajonin e gjerë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Misioni i NATO-s në Kosovë ka ripërsëritur se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

- Advertisement -

“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, përfundon njoftimi KFOPR-it për takimin që ka pasur komandanti i këtij misioni Ulutazh me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat