spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
00:17
HomeKulturëShowBiz“S’jam as i pari, as i fundit”, Ledri me rrëfim për dashurinë...

“S’jam as i pari, as i fundit”, Ledri me rrëfim për dashurinë dhe ndarjen me Sara Hoxhën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Këngëtari Ledri ishte i ftuari i radhës në rubrikën “Galeri” në E Diell.

Ai rrëfeu mes emocionesh, ndarjen nga Sara Hoxha, me të cilën ka edhe një vajzë, Poem.

- Advertisement -

Si ka qenë eksperienca jote familjare?

Ledri: Eksperiencë shumë e bukur, deri tek lindja e Poit, nëse një ditë është më e veçanta, është lindja e Poit, vitet që kanë fluturu më shpejt.

- Advertisement -

Si mendon pse mund të vijë një ndarje?

Ledri: Nuk e di, ka gjëra të pashpjegueshme, ndodhin gjërat, jeta, s’jam as i pari, as i fundit, me rëndësi është si e vazhdon, kemi një raport shumë të mirë, jemi shokë ende me Sarën dhe gjithçka bëjmë për Poin, ajo qysh ka ardh deri aty as e kemi mendu, as e kemi fol me tregu drejt, por që ka ardh.

Si janë marrëdhëniet me vajzën?

Ledri: Me vajzën marrëdhënie të shkëlqyeshme, jam shumë i lumtur që jam në emision me ty, por mezi po pres me ik se e kam në Tiranë, me ik me e taku. Vij e marr në Tiranë, rri një javë, merremi vesh.

I pyetur nga Ed Manushi nëse janë të vërteta fotot që qarkullojnë në rrjete sociale se ai është në një lidhje me Rina Zaitin, ai ka thënë se nuk është e vërtetë.

Ka të vërteta për këto fotot në rrjetet sociale?

Ledri: Jo nuk ka, si për mu, si për palën tjetër, njerëzit me këdo që të shohin direkt… Unë jam i fokusuar shumë në muzikë.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat