spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
15:06
HomeKosovaS'japim votë as për LVV as për opozitën, thotë Bajrami

S’japim votë as për LVV as për opozitën, thotë Bajrami

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se nuk ka vota as për një qeveri të Vetëvendosjes, por as të ish-opozitës.

Bajrami potencoi se as partitë ish-opozitare nuk i kanë 61 vota për formimin e mundshëm të një qeverie.

- Advertisement -

“Për momentin nuk ka vota as për një qeveri të ish-opozitës dhe as pozitës. Që Kurti nuk i ka votat tani më kjo është evidente. Duhet shumë sinqerisht të flasim me qytetarët, nuk i ka votat as ish-opozita, i kemi numëruar nuk janë 61 vota”, ka thënë Bajrami.

Bajrami ka thënë shkuarja në zgjedhje të reja është e dëmshme për vendin dhe qytetarët e Kosovës.

- Advertisement -

Tutje, Bajrami në “Politiko”, ka thënë se emri i Albulena Haxhiut është arsyeja e vetme pse vendi do të shkojë në zgjedhje.

“Unë besojë në një rezultat të ri zgjedhor, partia që do të humbte më së shumti vota është partia që po shtynë drejt një procesi zgjedhor dhe kjo është LVV-ja. Nuk ka qytetarë që nuk e kupton që nëse shkojmë në zgjedhje, ne po shkojmë ne zgjedhje për shkak të emrit të Albulena Haxhiut”, ka thënë Bajrami.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka paralajmëruar se do të mbledh nënshkrimet e deputetëve të Kuvendit, për t’iu drejtuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, me kërkesën që ta shtyje edhe për një vit vendimin për rritjen e çmimit të energjisë për bizneset.

Bajrami ka thënë se rritja e çmimi të energjisë për bizneset është 260 për qind.

“Kërkesa e 1300 kompanive është qe me e shty vendimin edhe për një vit dhe përgjigja e ZRrE-së është se nuk ka Kuvend dhe nuk mundet me e shty afatin. Unë nesër si deputete do të mbledh nënshkrimet e të gjithë deputetëve dhe do t’i drejtohemi ZRrE-së, në mungesë të Kuvendit, do t’i drejtohemi që ta shtyej vendimin edhe për një vit”, ka thënë Bajrami.

 

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat