spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
00:54
HomeKosovaS’ka president pa marrëveshje politike

S’ka president pa marrëveshje politike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zgjedhja e presidentit po shoqërohet sërish me nevojën për marrëveshje politike, por në këtë situate sigurimi i votave dhe kuorumit mbetet sfidë.

Njohësi i çështjeve politike, Mazllum Baraliu, vlerëson se zgjidhja është urgjente dhe e domosdoshme, duke theksuar se pa një kompromis politik nuk mund të zgjidhet presidenti.

- Advertisement -

Baraliu e sheh si opsion kryesor një marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë si rrugën e vetme për t’i shmangur zgjedhjet e reja, pasi mbështetja nga LDK-ja mbetet e pasigurt, për shkak të ndarjeve të brendshme dhe qëndrimeve të ndryshme të deputetëve ndaj kandidatëve të mundshëm.

“Do të duhej më së miri të kishte një marrëveshje që fituesi ta bënte me të gjitha partitë parlamentare, me tri partitë shqiptare PDK-në, LDK-në dhe Aleancën dhe ta kenë ata një kandidatë të përbashkët. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë një kandidat nga PDK-ja me ata numra që i kanë ata dhe numrat që u ka premtuar Vetëvendosja që do t’ia japë atij dhe që i ka në dispozicion dhe ta ketë pra ndryshimin e këtyre dy kandidatëve, njëri prej tyre hiqet dhe vendoset një i PDK-së, ose dy të PDK-së dhe zgjidhet çështja e presidentit”, ka thënë Baraliu.

- Advertisement -

Një opinion tjetër jep profesori universitar Dorajet Imeri, i cili shpreh skepticizëm për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje politike në rrethanat aktuale. Ai vlerëson se qasjet e deritanishme të partive nuk prodhojnë rezultat dhe se palët mbeten të barrikaduara në qëndrimet e tyre. Derisa një opsion realist, sipas Imerit, do të ishte një përafrim mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, duke qenë se kjo e fundit shihet si më fleksibile.

“Mënyra e barrikadimit të PDK-së është po aq e njëjtë edhe sa e Lëvizjes Vetëvendosje. Aktualisht kjo nuk mund të prodhojë asnjë rezultat, pra mundësitë janë pothuajsë zero. LDK-ja është më fleksibile, dhe ajo çfarë thotë LDK-ja është se ne duhet të ndajmë pushtetin. Ne nuk mund të votojmë që tri pushtete t’i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, por nuk thotë që nuk do ta votojë presidentin, por në këmbim të votës së presidentit kërkon një hise në qeveri ose në një institucion tjetër. Prandaj këtu e shoh më të mundshme nëse ka vullnet dhe gatishmëri politike, pastaj edhe nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Imeri.

Në këto rrethana, mungesa e besimit për sigurimin e votave të mjaftueshme dhe rreziku i dështimit të procesit po e bëjnë të vështirë arritjen e një kompromisi.

Në Kosovë, zgjedhja e presidentit shpesh është shoqëruar me kompromise mes partive, sidomos kur nuk ka pasur një shumicë të qartë në Kuvend.

Marrëveshja për presidenten Atifete Jahjaga në vitin 2011-të; Pas krizës politike dhe ndërhyrjes së Gjykatës Kushtetues që rrëzoi zgjedhjen e Behgjet Pacollit, u arrit një marrëveshje mes Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Behgjet Pacollit. Si kompromis u zgjodh një figurë konsensuale, pa profil të fortë politik: Jahjaga.

Marrëveshja për Hashim Thaçin në vitin 2016; Thaçi u zgjodh president si pjesë e një marrëveshjeje koalicioni PDK-LDK. Isa Mustafa mbeti kryeministër. Marrëveshja ishte e diskutueshme dhe u shoqërua me protesta nga opozita e atëhershme, Lëvizja Vetëvendosje.

Zgjedhja e Vjosa Osmanit në 2021; Pas zgjedhjeve të 2021-s dhe fitores së Lëvizjes Vetëvendosje, u bë marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe partive të vogla, minoriteteve për sigurimin e votave. Ishte më pak kompromis klasik, por prapë kërkoi koordinim për kuorum dhe vota. /RTK

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat