spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
18:51
HomeKosovaZgjedhjet 2025S’ka rivotim në Mitrovicë të Jugut

S’ka rivotim në Mitrovicë të Jugut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka refuzuar ankesën e PDK-së kundër vendimit të PZAP-së rreth kërkesës për rivotim në Mitrovicë të Jugut.

Supremja e ka pranuar në tërësi dhe si të drejtë vendimin e PZAP-së dhe ka konstatuar se s’ka bazë të mjaftueshme që Mitrovica e Jugut të dërgohet në rivotim.

- Advertisement -

“Gjykata Supreme e Kosovës, duke u nisur nga gjendja e tillë faktike dhe ligjore e çështjes,  e ka pranuar në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së”, thuhet në komunikatë.

“Gjykata Supreme konstaton se asnjë nga pretendimet e palëve nuk është provuar dhe faktuar dhe nuk ekziston bazë ligjore që të provojë se ka pasur shkelje të natyrës substanciale që mund të ndikojnë në integritetin e procesit zgjedhor ose në rezultatin përfundimtar, andaj, vlerësoi se dëshmitë e paraqitura nuk krijojnë bazë të mjaftueshme për gjykatën që të krijohet bindja se në rastin konkret duhet të urdhërohet rivotimi”, vazhdon komunikata.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat