spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
01:30
HomeKosovaS’ka vota as Glauk Konjufca për t’u bërë Kryeministër

S’ka vota as Glauk Konjufca për t’u bërë Kryeministër

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Glauk Konjufca ka dështuar të zgjidhet kryeministër i Kosovës meqë nuk mori 61 votat e nevojshme në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje hyri në seancë pa një marrëveshje paraprake dhe sikurse mandatari i partë, Albin Kurti, edhe Konjufca nuk mori mbështetje.

- Advertisement -

Për votuan 56, kundër 53 dhe katër abstenime.

Vota të ngjashme kishte marrë edhe Kurti. Për të kishin votuar 56 për, 52 kundër dhe katër abstenime.

- Advertisement -

Pas këtij dështimi zgjedhjet pritet të jenë të pashmangshme. Tani i mbetet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të vendosë për hapat e mëtejmë. Dhjetori është përmendur si muaj i mundshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Seanca u thirr në ditën e fundit të afatit 15-ditor që kur presidentja Osmani e mandatoi Konjufcën.

Partitë shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, e akuzuan Vetëvendosjen për zgjatje të krizës dhe ngërçit institucional meqenëse ishte e vetëdijshme që s’i kishte numrat dhe sërish propozoi edhe një mandatar të dytë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat