spot_img
E hënë, 20 Tetor, 2025
15:55
HomeRajoniMaqedonia e VeriutSkandal diplomatik: Ambasadori i Kosovës ndërhyn në zgjedhjet e RMV dhe fshin...

Skandal diplomatik: Ambasadori i Kosovës ndërhyn në zgjedhjet e RMV dhe fshin provat

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Është shqetësuese kur përfaqësuesit diplomatikë të një vendi ndërhyjnë në mënyrë të hapur në proceset zgjedhore të një shteti tjetër, duke cenuar kështu parimet themelore të sovranitetit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, me urimin e tij për Izet Mexhitin pas zgjedhjeve lokale, ka treguar një përfshirje të papërshtatshme në çështjet e brendshme të vendit mikpritës.

- Advertisement -

Më e rëndë është fakti që, pas reagimeve dhe kritikave të shumta, ai e ka fshirë këtë postim nga Facebook, duke u përpjekur të fshihet pas heshtjes, gjë që vetëm sa shton dyshimet për mungesë transparence dhe ndërhyrje të panevojshme.

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Gëzuar fitorja e padiskutueshme Izet Mexhiti. Vlerësoj punën e bërë së bashku dhe angazhimin tuaj si lider për të shtyer përpara agjendën ndër-shtetërore. Do ti mungosh ekzekutivit dhe nivelit qendror megjithatë qytetarët e Çairit meritojnë profilin tuaj që do ta zhvilloj këtë komunë të rëndësishme me shumicë shqiptare.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat