spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:33
HomeKosovaKuvendiSkandal: Kuvendi i Kosovës në prag të "kolapsit financiar dhe ligjor"

Skandal: Kuvendi i Kosovës në prag të “kolapsit financiar dhe ligjor”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Skandal: Kuvendi i Kosovës në prag të kolapsit financiar dhe ligjor – mbi 90 mijë zyrtarë publikë paralajmërojnë paditë!

Kuvendi i Kosovës ka shkelur të drejtat e mbi 90 mijë zyrtarëve publikë, duke reduktuar shtesën e përvojës së punës për 15 vitet e para nga 0.5% në 0.25%. Këtë shqetësim e ngritën përfaqësuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) gjatë një diskutimi publik.

- Advertisement -

Hulumtuesi i lartë i IKD-së, Gzim Shala, paralajmëroi se nëse Kuvendi nuk ndërmerr veprime urgjente, zyrtarët kanë të drejtën ligjore të kërkojnë kompensim në gjykatë. Pasoja direkte do të ishte mbingarkesa e gjykatave të vendit me mbi 90 mijë raste të reja, një situatë e paparë deri tani.

Shala shtoi se kjo situatë do të rëndojë seriozisht buxhetin e Kosovës, pasi sipas kalkulimeve paraprake, vetëm shpenzimet procedurale do t’i kushtojnë shtetit mbi 35.7 milionë euro, pa llogaritur kamatat dhe shpenzimet përmbarimore.

- Advertisement -

Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës e quajti këtë situatë “të papranueshme për një vend demokratik”, duke akuzuar Kuvendin se po injoron me vetëdije vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për probleme teknike apo ligjore, por për mungesë vullneti politik dhe respekti ndaj sundimit të ligjit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat