spot_img
E martë, 28 Tetor, 2025
21:58
HomeSiguriaPoliciaSkandal në drejtësi, arrestohet një prokuror në Prizren për ryshfet

Skandal në drejtësi, arrestohet një prokuror në Prizren për ryshfet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren kanë arrestuar B.Sh nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Sipas njoftimit, i dyshuari B.Sh., prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës.

- Advertisement -

“Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi”, theksohet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat