spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:44
HomeSiguriaPoliciaSkandal në Leposaviq, nënkryetarja arrestohet për sulm ndaj një gruaje në objektin...

Skandal në Leposaviq, nënkryetarja arrestohet për sulm ndaj një gruaje në objektin e komunës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar zëvendëskryetarja e Komunës së Leposaviqit, pasi dyshohet se sulmoi punëtoren që i kërkoi vendim mbi largimin nga puna.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:45 dhe u iniciua si “Sulm”.

- Advertisement -

“Leposaviq 17.09.2025-11:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare- zëvendës kryetare e komunës, pasi që dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat