SKANDAL NË MINISTRINË E SHËNDETËSISË! NAIM BARDIQI – ABUZUESI MË I MADH ME PARATË PUBLIKE?!
🔴 Një tjetër njeri i Albin Kurtit zihet duke kurdisur tenderë dhe duke abuzuar me fonde shtetërore! – Alarmon, gazetari, Lirim Mehmetaj
Prokuroria e Kosovës ka nisur hetimet në Ministrinë e Shëndetësisë, pas skandaleve të njëpasnjëshme të keqpërdorimeve dhe korrupsionit në këtë dikaster. Në qendër të kësaj rrjete abuzimi qëndron sekretari i përgjithshëm i MSH-së, Naim Bardiqi, një figurë kyçe e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili akuzohet për manipulime të mëdha me tenderë milionësh!
🛑 TENDERËT E DYSHIMTË – SI FUNKSIONON SKEMA?
Një rast që ka tronditur opinionin lidhet me kompaninë “Klmego Consulting”, e cila fiton tenderë nga Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë që Bardiqi shërben si “person kontaktues” për të njëjtën kompani! Pra, në një anë sekretar i ministrisë, në anën tjetër përfitues i drejtpërdrejtë i tenderëve!
🚨 DALLAVERA ME MILIONAT E SHTETIT!
Një tjetër rast i rëndë është tenderi për furnizim me Rezonancë Magnetike për Spitalin e Prizrenit. Burime të sigurta tregojnë se familjarë të kompanisë fituese ishin pjesë e komisionit vlerësues, duke e kthyer këtë tender në një farsë korruptive!
🛑 ABUZIMI ME POZITËN ZYRTARE – NAIM BARDIQI SI SIMBOL I KORRUPSIONIT NË MSH
“Në institucionet e Kosovës është vështirë të gjesh një abuzues më të madh me pozitën zyrtare sesa Naim Bardiqi, edhe pse konkurrenca është e madhe,” – thotë gazetari Lirim Mehmetaj, duke zbuluar detaje tronditëse mbi rrjetin kriminal brenda Ministrisë së Shëndetësisë.
❗ A DO TË VEPRON PROKURORIA APO DO TA MBROJË PUSHTETI?
Ky skandal e vë në sprovë drejtësinë kosovare: a do të përballet Naim Bardiqi me ligjin, apo mbështetja politike nga Vetëvendosja do ta mbrojë? – KOHA E MOSNDËSHKIMIT DUHET TË MARË FUND!