spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:05
HomeKosovaSkandal në Serbi: Terroristët e Banjskës në rolin e truprojave të Vuçiqit

Skandal në Serbi: Terroristët e Banjskës në rolin e truprojave të Vuçiqit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Protestat e studentëve në Serbi kanë hyrë në ditën e tetë, teksa pushteti i Aleksandar Vuçiqit nuk po zmbrapset.

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Sergjan Millivojeviq, tha se ia ka dorëzuar BE-së një listë me emra e mbiemra të policëve të cilët sipas tij, kanë shkelur ligjet për shkak të ndërhyrjeve brutale.

- Advertisement -

Deputeti opozitar tha se me këtë listë thërrasin BE-në që policëve të shtetit të tij e që janë të renditur aty të ju ndalohet hyrja në 27 shtetet e unionit evropian.

Kurse një listë, ndonëse jo-zyrtarisht është përpiluar dhe qarkullon, edhe me emrat e mbiemrat e afër 200 persona të cilët tash e sa muaj po i bëjnë roje fizike Vuçiqit, raporton Klan Kosova.

- Advertisement -

Në këtë listë që ende nuk është zyrtare figurojnë edhe emrat e disa terroristëve që morën pjesë në agresionin në Banjskë dhe ndaj të cilëve Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për ta.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat