spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:43
HomeKulturëShowBizSkandali i Shpatit në dasmë, reagon Selvija

Skandali i Shpatit në dasmë, reagon Selvija

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka qenë në qendër të një furie mediatike këto ditë, pas një incidenti të bujshëm që ndodhi gjatë një dasme ku ai ishte i ftuar për të performuar.

Sipas raportimeve, situata u tensionua pasi këngëtari dyshohet se është vonuar rreth dy orë nga ora e planifikuar e paraqitjes. Burime të afërta pretendojnë se ai ka mbërritur në një gjendje të papërgatitur për të kënduar, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi dhe debate në vendngjarje.

- Advertisement -

Ngjarja, e cila fillimisht u përfol në rreth të ngushtë, shpërtheu në rrjete sociale pasi u publikua në portale duke bërë që edhe Shpati të reagojë.

Ai kërkoi të mos bëhet i madh ky incident.

- Advertisement -

Ndërkohë, në mes të gjithë kësaj zhurme mediatike, ka ardhur një reagim i heshtur, por që për shumëkënd flet më shumë se çdo intervistë.

Ish-bashkëshortja e Shpatit, Selvije, ka publikuar një InstaStory me një foto të një perëndimi të qetë dielli buzë detit. Pamja e ngrohtë dhe romantike është shoqëruar me një mesazh të ngarkuar me nënkuptime:

“Nuk ka nevojë për hakmarrje sepse Zoti është më i madh, karma ekziston dhe njerëzit e shëmtuar nga brenda përfundojnë duke shkatërruar vetë jetën e tyre.”

Edhe pse Selvija nuk ka përmendur emra, konteksti i momentit dhe historia e tyre e kaluar kanë bërë që ndjekësit ta lexojnë këtë postim si një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj situatës së fundit ku është përfshirë ish-bashkëshorti i saj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat