spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:16
HomeSiguriaPoliciaSkandali në paraburgim: Arrestohet zyrtari që ndihmoi arratisjen e Radomiroviqit në Veri

Skandali në paraburgim: Arrestohet zyrtari që ndihmoi arratisjen e Radomiroviqit në Veri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një zyrtar korrektues, të dyshuar për ndihmë në arratisjen e një personi nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë Veri, ngjarje e ndodhur më 7 gusht 2025.

I dyshuari, N.P., 52 vjeç, është arrestuar pas hetimeve të Njësive të Hetimeve Rajonale në bashkëpunim me Inspektoratin e Burgjeve. Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar një telefon mobil si provë materiale. Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

- Advertisement -

Ndërkohë, policia po vazhdon veprimet operative për kapjen e të arratisurit, i cili ende nuk është lokalizuar. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion të mundshëm në numrin 192 ose në stacionin më të afërt policor.

Detajet e të arratisurit dhe veprat penale për të cilat kërkohet janë të publikuara në dokumentin e bashkëngjitur nga Policia e Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat