spot_img
E hënë, 16 Shkurt, 2026
23:29
HomeKosovaKuvendiSKANDAL APO "REFORMË"? / Gazetarja Edina Avdiu mbetet pa punë – Kadrijaj:...

SKANDAL APO “REFORMË”? / Gazetarja Edina Avdiu mbetet pa punë – Kadrijaj: “Pushteti i Kurtit po ndëshkon gazetarët që nuk i binden!”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Largimi i gazetares Edina Avdiu nga Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) ka nxitur akuza të rënda për censurë dhe ndërhyrje politike në Kuvendin e Kosovës. Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cilësoi mosvazhdimin e kontratës si një “hakmarrje” të pushtetit për shkak të pyetjeve kritike të gazetares ndaj kryeministrit Kurti. Skandali merr përmasa të reja pas dëshmisë së Avdiut, e cila pretendon se u ndëshkua pasi refuzoi kërkesën e kryeredaktorit Blerim Haxhiaj për të lexuar një tekst lavdërues që e paraqiste deputetin e VV-së, Dimal Bashën, si figurë “akademikisht të kualifikuar”.

Gazetarja pretendon se refuzimi për të bërë “PR” për deputetin Dimal Basha i kushtoi me vendin e punës.

- Advertisement -

Time Kadrijaj paralajmëroi qeverinë të mësohet me kritika dhe të mos i përdorë mediat publike si mjete për ndëshkimin e gazetarëve të guximshëm.

 Opozita kërkon llogari nga menaxhmenti i RTK-së për kriteret e përdorura në mosvazhdimin e kontratave në prag të proceseve të rëndësishme politike.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat