spot_img
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
02:24
HomeKosovaEKSKLUZIVE/ Ja “Lista e Zezë”: Kush është skuadra e krimit zgjedhor në...

EKSKLUZIVE/ Ja “Lista e Zezë”: Kush është skuadra e krimit zgjedhor në Gjilan që manipuloi votat?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

GJILAN – Operacioni i Krimeve Ekonomike në Gjilan ka marrë përmasa historike. Pas shoqërimit të mbi 23 personave, redaksia e storm• ka siguruar emrat e të gjithë të dyshuarve që po intervistohen dhe po ndalohen nën dyshimin për falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.

Të gjithë këta persona, që për redaksinë tonë janë emra të njohur, përbëjnë atë që po cilësohet si “Skuadra e Krimit Zgjedhor” në këtë rajon. Ata dyshohen se përmes skemave të organizuara kanë tjetërsuar vullnetin e mijëra qytetarëve, duke i kaluar votat nga njëri kandidat te tjetri brenda listave partiake.

- Advertisement -

Për arsye etike dhe procedurale, storm• do t’i publikojë emrat e tyre vetëm me iniciale, derisa organet e drejtësisë të marrin vendimin përfundimtar. Ky është grupi i parë i goditur, por burimet policore paralajmërojnë se arrestimet nuk përfundojnë këtu.

Lista e të ndaluarve (Inicialet)

Sipas informacioneve tona, në mesin e të ndaluarve ka zyrtarë, komisionerë. Redaksia i posedon emrat e plotë, por për arsye ligjore publikojmë inicialet e tyre:

- Advertisement -
  • Xh. L. ; J. J.; Nd. B.; H. F.; A. A.; A. H.; A. U.; G. F.; A. P; Dr. D.; T. H.; Aj. K.; H. H.; Al. J.; I. A.; E. A.; V. D.; E. B.; E. P.; L. S.; Dr. H.; L. I. dhe U. S.

“Ky është vetëm fillimi. Provat e mbledhura nga QNR-ja po dërgojnë hetuesit drejt emrave të tjerë të njohur,” thotë një burim brenda Policisë për storm•.
spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat