Ish-deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) financohet nga shitja e rrymës.
Krasniqi theksoi se, ata kanë blerë 800 milionë deri në 1 miliard euro energji elektrike, por se kanë përfituar me 10-30 % të kësaj shume, njofton KlanKosova.
“Lëvizja mendoj se nuk ka nevojë për furnizim nga individë apo kompani, sepse ka gjetur mënyrën për t’u furnizuar, kryesisht përmes shitjes së rrymës”, tha ai.
“Krejt rrymën që e kanë blerë 800 milionë apo 1 miliard sa e kanë blerë në këtë periudhë sa janë në pushtet, këta i kanë marrë 10- 30 %”, tha Krasniqi.
“Dikush i ka marr, me pas qenë partitë tjera në pushtet, kisha thanë se nuk kanë kontroll, por Albini dhe Dejona nuk të lënë me i vjedh 5 euro pa e ditur, e leje më 500 milionë euro”, u shpreh mes tjerash Krasniqi.



