Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka publikuar pamje dhe mesazh nga takimi elektoral në Gjakovë, duke thënë se qyteti “i artit, i kulturës dhe i këngës” e priti me “zemër të hapur” dhe me një energji të veçantë.
Haradinaj njoftoi se në këtë takim u diskutua për planin katërvjeçar të AAK-së, vizionin dhe angazhimet konkrete, duke shtuar se plani u prit me entuziazëm, debat të hapur dhe mbështetje nga qytetarët. Ai theksoi se Gjakova i kujton çdo politikani se kultura është mënyrë jetese dhe se “kur një qytet me kaq histori dhe krenari të hap derën, nuk ke të drejtë ta zhgënjesh”. Plateforma e AAK-se, KRAH TEJE



