spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
19:49
HomeKosova“S’na duhet më EULEX-i” – Ramadani kundër zgjatjes së mandatit

“S’na duhet më EULEX-i” – Ramadani kundër zgjatjes së mandatit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka vlerësuar se zgjatja e mandatit të EULEX-it edhe për dy vite, e zvogëlon sovranitetin e Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Ramadani tha se Kosova ka kapacitete të mjaftueshme policore për rend publik.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit deri më 2027 zvogëlon sovranitetin e Kosovës.

- Advertisement -

Sa më shumë EULEX, aq më pak sovranitet. Sepse, Kosova ka kapacitete të mjaftueshme policore për rend publik. S’ka nevojë për EULEX.

“… EULEX-i sërish, me shpejtësi u përshtat, dhe dua t’u përgëzoj për punën, në veçanti për njësitë e policisë këtu në Mitrovicë, ku rendi publik ka qenë më në rrezik, si edhe në pjesë të tjera të vendit…”, paska thënë sot Kaja Kallas, Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë.

Në vitin 2018, kapaciteti i EULEX-it ishte zvogëluar në minimum.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat