spot_img
E enjte, 19 Mars, 2026
00:40
HomeKosovaSorensen diskuton me përfaqësuesin e OKB-së për Ligjin për të Huajt

Sorensen diskuton me përfaqësuesin e OKB-së për Ligjin për të Huajt

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një takim me zyrtarin e lartë të Kombeve të Bashkuara, ambasadorin Jan Pierre Lacroix, ku diskutuan për zhvillimet e fundit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar për takimin që ka pasur me zyrtarin e lartë të Kombeve të Bashkuara, ambasadorin Jan Pierre Lacroix.

- Advertisement -

Sorensen thotë se e ka informuar atë për marrëveshjen e fundit të arritur me Qeverinë e Kosovës lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt.

Sorensen ka theksuar se marrëveshja me kryeministrin Kurtin u bë e mundur falë frymës konstruktive dhe pragmatike. Ai gjithashtu ka treguar se gjatë takimit kanë diskutuar për nevojën e avancimit të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

- Advertisement -

“Pata një bisedë të mirë mbi zhvillimet e fundit në Dialog, frymën konstruktive dhe pragmatike që e bëri të mundur marrëveshjen e fundjavës së kaluar, si dhe nevojën për të avancuar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023. Pres me padurim më shumë diskutime në OKB javën e ardhshme”, ka shkruar Sorensen.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat