spot_img
E mërkurë, 10 Qershor, 2026
07:00
HomeKosovaSorensen takon Konjufcën, flasin për hapat e ardhshëm në dialogun me Serbinë

Sorensen takon Konjufcën, flasin për hapat e ardhshëm në dialogun me Serbinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar se ka vazhduar komunikimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, lidhur me procesin e dialogut Kosovë–Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Sørensen, përmes një postimi në platformën “X”, ka theksuar se diskutimet vijnë pas takimit të zhvilluar javën e kaluar në Bruksel.

- Advertisement -

“Pas takimit tonë javën e kaluar në Bruksel, vazhdova shkëmbimin me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca, lidhur me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se fokusi i bisedës ka qenë në zhvillimet e ardhshme të procesit.

- Advertisement -

“U fokusuam në hapat e ardhshëm”, ka theksuar Sørensen, duke përmendur edhe çështje të tjera të diskutuara si zbatimi i ligjit për të huajt dhe nevoja për angazhim të vazhdueshëm në dialog.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat