spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:22
HomeRajoniSerbiaSorensen viziton Beogradin, BE insiston se ka koordinim me SHBA-të për dialogun

Sorensen viziton Beogradin, BE insiston se ka koordinim me SHBA-të për dialogun

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas Prishtinës, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka shkuar dje edhe në Serbi.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper, u ka thënë mediave se Sorensen po zhvillon vizitën e parë në Beograd dhe do të jetë atje edhe gjatë të mërkures.

“Ne po vazhdojmë angazhimin. Emisari i BE-së për dialogu Peter Sorensen po bën vizitën e parë në Beograd. Do të jetë deri të mërkurën në Beograd. Kur bëhet fjalë për dialogun, ne jemi të përkushtuar që të shohim që rruga drejt BE-së për të dyja palët të shkojë nëpërmjet dialogu të lehtësuar. Këtu jemi në këtë fazë”, tha Hipper.

- Advertisement -

E pyetur për bashkëpunimin mes BE-së dhe SHBA-së për çështjen e Ballkanit Perëndimor dhe për dialogun, Hipper ka thënë se “BE-ja bashkëpunon me gjithë partnerët, përfshirë SHBA-në”.

Ajo ka thënë se ka kontakt me administratën e re amerikane, por nuk ka hyrë në detaje.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat