spot_img
E mërkurë, 27 Maj, 2026
20:05
HomeKosovaSot kremtohet Kurban Bajrami, mesazhe për unitet dhe solidaritet

Sot kremtohet Kurban Bajrami, mesazhe për unitet dhe solidaritet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E PËRDITËSUAR / Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar kësaj feste, u mbajt në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.

Myslimanët në mbarë botën, ashtu edhe në Kosovë, sot kremtojnë festën e Kurban Bajramit, e cila simbolizon sakrificën ndaj Zotit dhe humanitetin ndërmjet njerëzve.

- Advertisement -

Ceremonia qendrore e faljes së namazit të Kurban Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, me mesazhe për paqe, solidaritet, harmoni dhe dashuri ndërmjet besimtarëve.

Programi filloi në orën 04:25 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit u mbajt ligjërata tematike nga Arbnor Sinani, kryeimam i KBI-së në Skenderaj. Namazit të Kurban Bajramit në orën 05:40 i priu Mustafë ef. Dallku.

- Advertisement -

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në mesazhin e tij nga hutbeja e Kurban Bajramit, ka theksuar nevojën për stabilitet institucional dhe përgjegjësi shtetërore, duke paralajmëruar për pasojat e zgjedhjeve të shpeshta në vend.

Myftiu Tërnava, në mesazhin e tij, duke marrë parasysh zgjedhjet e njëpasnjëshme, u bëri thirrje subjekteve politike që të unifikohen për të mirën e vendit dhe të krijojnë kushte më të mira për të rinjtë.

“Për të ndërtuar këto ideale të larta, vendi ynë ka nevojë, përveç stabilitetit ekonomik dhe politik, edhe për institucione funksionale dhe përgjegjësi shtetërore. Fatkeqësisht, interesat e ngushta grupore dhe përplasjet e pafundme politike të partive tona kanë lodhur qytetarët tanë dhe kanë krijuar pasiguri për të ardhmen. Mbajtja e zgjedhjeve të njëpasnjëshme, mungesa e unitetit institucional dhe polarizimi politik nuk i shërbejnë Kosovës, por e dobësojnë besimin qytetar dhe e zbehin shpresën e brezit të ri”, tha Tërnava.

Sipas tij, ndërtimi i një të ardhmeje të qëndrueshme kërkon unitet, maturi politike dhe vendime të përgjegjshme në interes të qytetarëve dhe të shtetit.

Tërnava, pos tjerash tha se vetëm të bashkuar mund t’i përballojmë sfidat dhe kërkoi që të mbizotërojë dinjiteti dhe kultura demokratike e dialogut.

“Një fushatë e ndërtuar me përçarje dhe shpifje nuk i shërben Kosovës dhe as të ardhmes së saj”, tha pos tjerash Tërnava.

Pritja tradicionale e urimeve mbahet në selinë e Kryesisë së BIK-ut nga ora 09:00–12:00.

Sot kremtohet Kurban Bajrami

Myslimanët si në tërë botën, ashtu edhe në Kosovë, sot e kremtojnë festën e Kurban Bajramit, festë kjo e cila simbolizon sakrificën ndaj Zotit dhe humanitetin ndërmjet njerëzve.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban-Bajramit, është mbajtur në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.

Programi fillon në orën 04:25 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike nga Arbnor ef. Sinani, kryeimam i KBI-së në Skenderaj.

Namazit të Kurban Bajramit në orën 05:40 do t’i prijë Mustafë ef. Dallku, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Pritja tradicionale e urimeve mbahet në selinë e Kryesisë së BIK-ut nga ora 09:00–12:00, raporton RTKlive.

Me rastin e kësaj feste, dje kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka uruar besimtarët myslimanë.

Në mesazhin e tij, ai tha se kjo festë vjen pas përfundimit të Haxhit, njërit prej pesë shtyllave të Islamit, duke shtuar se Kurban Bajrami bart mesazhe dashurie, paqeje, solidariteti dhe respekti për njëri-tjetrin.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat