spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:06
HomeKosovaKuvendiSot mblidhet Kryesia e Kuvendit, rendi i ditës: “Takim konsultativ”

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, rendi i ditës: “Takim konsultativ”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës Dimal Basha ka thirrur për sot mbledhjen e kryesisë së legjislativit të ri. “Pikë e rendit të ditës së kësaj mbledhjeje është ‘Takim konsultativ’”, thuhet në njoftimin e dërguar nga zyra për informim e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, të shtunën, e ka shpallur të konstituuar legjislaturën e re duke e përmbyllur seancën konstituive, ndonëse nuk u arrit të zgjidhet nënkryetari nga komuniteti serb. Ai ka thirrur për ditën e nesërme mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit.

- Advertisement -

Kuvendi ka dalë edhe me njoftim zyrtar për mbledhjen e Kryesisë që është thirrur për ditën e hënë. “Takim konsultativ”, thuhet tek pika e rendit të ditës sipas njoftimit nga Kuvendi.

Në njoftim bëhet e ditur se ky takim ku janë thirrur katër nënkryetarët e zgjedhur të parlamentit mbahet në orën 13:00.

- Advertisement -

Kryesia e re aktualisht përbëhet nga kryetari DimalBasha, dhe nënkryetarët Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilja Rexhepi. Por, PDK dhe LDK thanë se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e së hënës, pasi Kuvendi nuk është konstituuar.

Partia Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate, të shtunën, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në takimin e Kryesisë së Kuvendit të hënën, me arsyetimin se nuk është konstituuar ende Kuvendi, sepse, sipas tyre, nuk është zgjedhur Kryesia në përbërjen e plotë kushtetuese.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat