spot_img
E diel, 8 Mars, 2026
08:14
HomeKosovaZgjedhjet 2025Sot përmbyllet i gjithë procesi i numërimit të votave

Sot përmbyllet i gjithë procesi i numërimit të votave

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se edhe sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon numërimi i fletëvotimeve të dhëna nga personat me nevoja të veçanta, i cili pritet të përfundojë sot dhe më këtë përmbyllet i gjithë procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit.

KQZ dje ka publikuar të dhënat nga 100% e numërimit të votave të ardhura përmes postës për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, proces i cili përfundoi dje.

- Advertisement -

Në ueb-faqen e KQZ, në përditësimin e fundit, të së martës, bëhet e ditur se tashmë janë numëruar 78.57 për qind e fletëvotimeve.

Deri tani, prin Lëvizja Vetëvendosje me 40.21 për qind, Partia Demokratike e Kosovës me 18.11 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.54 për qind, Lista Serbe me 11.37 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6.21 për qind dhe Koalicioni për Familje me 2.64 për qind.

- Advertisement -

Pra gjithë procesi i numërimit, sipas KQZ-së, pritet të përmbyllet sot gjatë ditës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat