spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:07
HomeKosovaDrejtësiaPesë zyrtarë prapa grilave: Një muaj paraburgim për keqpërdorim të pozitës

Pesë zyrtarë prapa grilave: Një muaj paraburgim për keqpërdorim të pozitës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E PLOTËSUAR / Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurvre B.Sh., M.B., V.B., Z.Sh. dhe M.B., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe të pandehurve B.Sh., M.B., V.B., Z.Sh. dhe M.B., iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, për secilin veç e veç.

- Advertisement -

Gjyqtari i procedurës paraprake vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate në këtë fazë të procedurës, dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale. Gjykata, po ashtu vlerësoj se nëse të pandehurit B.Sh., M.B., V.B., Z.Sh. dhe M.B. lihen në liri, të njëjtit mund të ndikojnë edhe në prova duke fshehur dhe asgjesuar provat, si dhe duke ndikuar edhe në dëshmitarë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

- Advertisement -

Përfundon seanca dëgjimore, priet vendimi për zyrtarët e arrestuar

Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj pesë zyrtarëve të arrestuar të Agjencisë Kadastrale dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Pritet të merret vendimi për caktimin ose jo të masës së paraburgimit. Avokati Driton Muharremi, mbrojtës i Medih Bahtirit, ka theksuar pas seancës se kërkesa e Prokurorisë për paraburgim është e pabazuar dhe duhet të refuzohet.

Edhe avokati Alban Arifi, mbrojtës i Veton Bytyqit, ka deklaruar se pret që kërkesa për paraburgim të refuzohet.

Sot seanca dëgjimore për katër zyrtarët e arrestuar të Kadastrit dhe Arkivit

Katër të dyshuarit e arrestuar mbi dyshimin për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, punonjës së Agjencisë së Kadastrave dhe Arkivit të Kosovës, sot dalin para gjykate.

Ka nisur të mbahet seanca dëgjimore, teksa ata u arrestuan dy ditë më parë.

Seanca po mbahet pa praninë e mediave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë e Kosovës kishe realizuar bastisje në këto dy institucione, në Prishtinë si dhe në Shtime e Ferizaj.

Aksioni kishte rezultuar me arrestimin e këtyre katër zyrtarëve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat