spot_img
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
05:11
HomeKulturëSotiraq Bratko, artisti i madh i roleve të vogla

Sotiraq Bratko, artisti i madh i roleve të vogla

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot ka ditëlindjen një prej figurave të dashura korçare, Sotiraq Bratko, “Mjeshtër i Madh”, aktori që me talentin, thjeshtësinë dhe humorin e tij u bë pjesë e shpirtit artistik të qytetit.

Sotiraq Bratko lindi më 8 dhjetor 1951 në Korçë dhe u rrit me dashurinë për artin.

- Advertisement -

Pas studimeve në Institutin e Lartë të Arteve, iu bashkua Teatrit “Andon Zako Çajupi”, ku shkëlqeu në dhjetëra role, duke sjellë në skenë humor, emocion dhe sinqeritet artistik.

Në kinematografi interpretoi shumē personazhe, por famën e gjeti me rolin e Tirkës në “Zonja nga qyteti”, një figurë e  paharrueshme për publikun shqiptar.

- Advertisement -

Me mbi 70 role në teatër dhe 18 role në film, Sotiraq Bratko dëshmoi një karrierë të pasur, të larmishme dhe plot përkushtim.

Ndër rolet në kinematografi mund të përmendim: Në vitin 1973: “Brazdat” – në rolin e Skënderit; 1976: “Përballimi” – në rolin e punëtorit të fabrikës; 1977: “Flamur në dallgë” – në rolin e mekanikut Vaso; 1978: “Nusja dhe shtetrrethimi” – në rolin e Petrit; 1978: “Pranverë në Gjirokastër” – në rolin e e operatorit televiziv; 1979: “Liri a vdekje” – në rolin e Latif ages; 1980: “Gëzhoja e vjetër” – në rolin e Kujtimit; 1980: “Një shoqe nga fshati” – në rolin e Tirkës; 1981: “Në prag të lirisë” – në rolin e Fihtit; 1982: “Shokët” – në rolin e Janit; 1983: “Fraktura” – në rolin e babait të Gazit; 1984: “I paharruari” – në rolin e Sotirit; 1985: “Të shoh në sy” – në rolin e Nestit; 1986: “Rrethimi i vogël” – në rolin e Maksit; 1986: “Dasëm e çuditshme” – në rolin e Servetit; 1987: “Botë e padukshme”; 1989: “Njerëz në rrymë”; 1976: “Zonja nga qyteti” – Tirka; 1977: “Zemra që nuk plaken në rolin e Petritit; “Një shoqe nga fshati” – Tirka.

Ai ka luajtur në dhjetëra role në dramë e komedi, kryesisht me Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës.

Për disa vite, jeta e çoi jashtë Shqipërisë, në Greqi, por arti ishte brenda tij. Me rikthimin në Korçë, ai u rikthye edhe në skenë, duke dëshmuar se pasioni nuk shuhet kurrë.

Për kontributin në art, ai është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, vlerësim për një jetë të tërë në shërbim të skenës dhe ekranit.

Sotiraq Bratko është një prej atyre njerëzve që i dhanë Korçës dinjitet artistik. Ai mbetet në kujtesën e qytetit si një aktor i dashur dhe i talentuar që i fali publikut të Korçës dhe gjithë Shqipërisë qeshje, emocione dhe art të vërtetë.

Në këtë ditë të lindjes së aktorit të dashur për publikun korçar dhe jo vetëm, prefekti i Korçës Nertil Jole e uron me një postim në rrjetet sociale: “Urime për ditëlindjen aktori i dashur i qytetit tonë! Jetë të gjatë, shëndet e sa më shumë role të bukura!”. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat