spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
08:59
HomeRajoniShqipëriaSPAK ankimon vendimin e GJKKO-së, kërkon kthimin e Berishës në “arrest shtëpie”

SPAK ankimon vendimin e GJKKO-së, kërkon kthimin e Berishës në “arrest shtëpie”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

SPAK ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën në Apelin e GJKKO-së ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Posaçme për të liruar ish-kryeministrin Sali Berisha nga masa “arrest shtëpie”.

Dy prokurorët që po hetojnë aferën “Partizani” janë Arben Kraja dhe Enkeleda Minollai, që tashmë dosjen e kanë kaluar në gjykim në GJKKO. Seanca paraprake, nëse do të kalojë ose jo për gjykim, po zhvillohet sot me gjyqtare Flojera Davidhi, e cila i hoqi Berishës masën arrest shtëpie më datë 27 nëntor.

- Advertisement -

Më datë 30 dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë dhe ndalimit të komunikimit për ish-kryeministrin dhe liderin opozitar, Sali Berisha. Avokati i Berishës tha se ndalimi i komunikimit si privim të lirisë për një deputet dhe e kishte paralajmëruar më herët apelimin e masës.

Sipas vendimit të gjykatës, Berisha urdhërohej që të mos largohet nga banesa e tij si dhe mos të komunikojë me persona të tjerë. Lideri i PD po hetohet për korrupsion pasiv në aferën “Partizani”, ndërsa Prokuroria kishte kërkuar që Berisha të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat