spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
01:28
HomeRajoniShqipëriaSPAK fton Berishën për ngjarjen e 21 janarit

SPAK fton Berishën për ngjarjen e 21 janarit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

SPAK raportohet se i ka dërguar një fletëthirrje Sali Berishës për ngjarjen e 21 janarit.

Ish-kryeministri është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10.00.

- Advertisement -

Fletëthirrja është dërguar në adresën e Parlamentit, selinë e Partisë Demokratike dhe në banesën e Berishës.

Raportohet se Berisha është thirrur në cilësinë e personit në dijeni.

- Advertisement -

Berisha ka mbajtur postin e kryeministrit gjatë demonstratës së 21 janarit 2011, kur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën disa të tjerë.

Më herët për 21 Janarin u paraqit në SPAK Lulzim Basha, i cili ishte Ministri i Brendshëm në detyrë në 21 janar 2011.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat