spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
05:49
HomeRajoniShqipëriaSPAK kryen kontroll në shtëpinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

SPAK kryen kontroll në shtëpinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Me urdhër të SPAK, oficerët e BKH-së kanë ushtruar kontroll në banesë e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tek zona e “Kodrës së Diellit” në kryeqytet.

Burime për mediat bëjnë me dije se kanë qenë 5 oficerë të BKH-së, që janë paraqitur rreth orës 08:00 në banesën e Veliaj me mandate kontrolli, por janë përballur me një situatë të pazakontë, pasi kryebashkiaku apo familjarë të tij, nuk kanë pranuar t’u hapin derën për kontroll.

- Advertisement -

Vetëm pas mbi 1 orë pritje, oficerët e BKH janë futur për kontroll në banesën e kryebashkiakut ku ndodhen edhe aktualisht.

Prej kohësh, Veliaj është nën hetim pasuror nga SPAK, teksa është i përfshirë edhe në dosjen e inceneratorit të Tiranës, si dhe atë “5D” të drejtorëve të Bashkisë, por deri më tani Prokuroria e Posaçme nuk ka ngritur asnjë akuzë ndaj tij.

- Advertisement -

Më 30 Prill të këtij viti, Erion Veliaj dëshmoi për herë të parë dhe të vetme deri tani në SPAK, në lidhje me dosjen e inceneratorit të Tiranës, ku qëndroi për rreth 7 orë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat