spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:31
HomeRajoniShqipëriaSPAK me aksion të ri, konfiskime e arrestime

SPAK me aksion të ri, konfiskime e arrestime

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në një njoftim zyrtar, SPAK bëri të ditur se ka konfiskuar 47 automjete, 18 pasuri të paluajsthme, 25 subjekte tregtare, llogari bankare, të një grupi personash të dyshuar për veprat penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 287 e 333/a të Kodit Penal.

SPAK bëri të ditur se pasuritë e konfiskuara janë në ngarkim të shtetasve Fael Muka, Xhulio Kastrati, Kledjon Mucollari, Ervis Vangjeli, Kristian Ibrahimaj, Alban Mahilaj, Klaudia Sulejmani, Besmir Selamaj, Altin Ymeraj, Mark Lisi, Ani Kuci, Daniel Elezi, Erando Mara, Indrit Kolgjokaj, Endri Sercan dhe personat e tjerë të hetuar në kuadër të këtij hetimi penal si dhe familjarëve të tyre.

- Advertisement -

“Pas shkëmbimit të të dhënave mes Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Republikës së Firences, Seksioni Antimafia, Itali, me ndërmjetësimin e Eurojust është dakortësuar për krijimin e Skuadrës së Përbashkët Hetimore. Në vijim është firmosur marrëveshja për krijimin e Skuadrës së Përbashkët Hetimore mes Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Republikës së Firences, Seksioni Antimafie, Itali. Nga aktet hetimore rezulton se nga autoritetet italiane të drejtësisë dhe konkretisht të Prokurorisë së Firences dhe nga verifikimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme në Shqipëri, janë administruar të dhëna për disa shtetas shqiptarë dhe italianë, të cilët veprojnë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali dhe më pas shpërndarjen e saj në Itali. Gjithashtu nga hetimi janë administruar të dhëna se paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme nga aktiviteti kriminal i pjesëtarëve e këtij grupi kriminal janë investuar në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat