spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
17:33
HomeRajoniShqipëriaSPAK: Nuk ka kallëzim apo procedim penal kundër Pandeli Majkos pas akuzave...

SPAK: Nuk ka kallëzim apo procedim penal kundër Pandeli Majkos pas akuzave të Berishës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, hodhi akuza disa ditë më parë në adresë të deputetit të PS, Pandeli Majko të cilin e quajti “kriminel elektoral”.

Berisha tha gjithashtu se Majko është përgjuar nga SHISH me vendim gjykate.

- Advertisement -

Por në Prokurorinë e Posaçme, për socialistin nuk ka asnjë dosje në ngarkim.

Në një reagim për gazetaren e News24, SPAK mohon të ketë material kallëzues apo procedim për deputetin socialist.

- Advertisement -

Pas verifikimeve të kryera në Regjistrin e Kallëzimeve Penale dhe Regjistrin e Protokollit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk rezulton asnjë material kallëzues apo procedim penal në ngarkim të shtetasit Pandeli Majko.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat