spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:44
HomeEkonomiSpeci që kushton 1 Euro: Çmimet në Kosovë jashtë kontrollit ekonomik

Speci që kushton 1 Euro: Çmimet në Kosovë jashtë kontrollit ekonomik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në një shtet ku paga mesatare bruto nuk kalon 550 euro, qytetarët e Kosovës po përballen me çmime që nuk përputhen me realitetin ekonomik të vendit. Një shembull i freskët dhe tronditës: një faturë nga një lokal në Klinë tregon se një spec i vetëm kushton 1 euro. Po, një spec, jo një thes me perime, jo një pjatë e përgatitur, vetëm një spec.

Fatura, e lëshuar më 18 korrik 2025, përmban katër artikuj, me një total prej 24.20 euro. Por ajo që bie në sy është pikërisht çmimi i specave: 4 euro për 4 copë, ose 1 euro për copë.

- Advertisement -

A është kjo ekonomi tregu, apo abuzim i pastër? Në një vend ku shumica e popullatës përballon me vështirësi shpenzimet bazike të jetesës, çmime të tilla janë një shuplakë për qytetarin e zakonshëm. Çfarë mesazhi po jepet këtu? Që perimet janë luks? Që jeta e përditshme duhet të matet me standarde zvicerane në një realitet ballkanik?

Në mungesë të kontrollit të çmimeve dhe përgjegjësisë institucionale, qytetarët po e paguajnë faturën, jo vetëm për specat, por për një sistem që po i lë pas dore. Sepse kur një spec kushton sa një vakt pune, nuk është më çështje tregu. Është çështje morali.

- Advertisement -

Kosova, ku po shkon kështu?

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat