Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish-udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Kadri Veselit.
“Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit të datës 16 mars, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Kadri Veselit. Trupi Gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që i akuzuari mund ta pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë krime të tjera’’, thuhet në njoftim.



