spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
03:37
HomeKosovaDrejtësiaSpecialja miratoi pjesërisht disa prova lidhur me organizimin e UÇK-së në Drenicë

Specialja miratoi pjesërisht disa prova lidhur me organizimin e UÇK-së në Drenicë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Trupi Gjykues ka miratuar pjesërisht pranimin e disa provave materiale lidhur me organizimin e UÇK-së në zonën e Drenicës bazuar në autenticitetin dhe relevancën e tyre, dhe duke marrë parasysh konstatimin e Trupit Gjykues se pranimi i këtyre dokumenteve si prova nuk i shkakton dëm Mbrojtjes.

Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, tha se trupi Gjykues hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë lidhur me prova materiale që, sipas mendimit të Trupit Gjykues, nuk ishin autentike.

- Advertisement -

“Më 21 shkurt, Trupi Gjykues miratoi pjesërisht një mocion të ngjashëm të Prokurorisë për prova në lidhje me zonën e Llapit dhe urdhëroi Prokurorinë të ndryshonte listën e provave materiale jo më vonë se të premten, 28 shkurt”, tha ajo.

Seanca e ardhshme në këtë çështje gjyqësore është caktuar për të hënën, 17 mars, në orën 09:00 paradite.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat