spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
10:10
HomeKosovaSpecialja pranon dokumente nga MUP-i serb si prova, reagim i ashpër nga...

Specialja pranon dokumente nga MUP-i serb si prova, reagim i ashpër nga OVL-UÇK

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thënë se është shtuar edhe një arsye tjetër për të protestuar kundër Gjykatës Speciale, pasi që kjo e fundit ka pranuar dokumente që thuhet se janë marrë nga Shërbimi i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Ministria e Brendshme e Serbisë dhe struktura të tjera të këtij shteti.

Nga OVL UÇK kjo është cilësuar si veprim i papranueshëm.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Edhe një arsye më shumë për të protestuar!

- Advertisement -

Sot, Gjykata Speciale pranoi si prova dokumente të dorëzuara nga institucionet më famëkeqe të aparatit shtetëror serb:

Departamenti i Sigurisë Shtetërore të Serbisë,

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP),

Komanda për “Kosovën dhe Metohinë” një strukturë ushtarake dhe policore e krijuar gjatë luftës kundër popullit shqiptar.

Ky veprim i papranueshëm i gjykatës i jep besueshmëri një aparati që kreu krime të dokumentuara në Kosovë.

Më 7 gusht, në ora 17:00 protestojmë kundër padrejtësisë!

Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së nuk heshtin kur historia provon të rishkruhet nga dokumentet e dhunuesit!

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat