spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
05:31
HomeKosovaDrejtësiaSpecialja s'lejoi lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të luftës, reagon OVL UÇK

Specialja s’lejoi lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të luftës, reagon OVL UÇK

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar me indinjatë dhe shqetësim të thellë ndaj vendimit të fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat kanë refuzuar kërkesën për lirimin e përkohshëm të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në reagimin e saj zyrtar, OVL UÇK e konsideron këtë vendim si një tjetër dëshmi të padrejtësisë që po u bëhet përfaqësuesve të luftës çlirimtare të Kosovës.

- Advertisement -

Sipas saj, mënyra e trajtimit të ish-krerëve të UÇK-së nga kjo gjykatë jo vetëm që është e padrejtë, por paraqet edhe një pengesë serioze në përpjekjet e Kosovës për të fituar njohje ndërkombëtare për luftën e saj të drejtë për liri dhe pavarësi.

“Ky vendim është një hap prapa në përpjekjet për drejtësi dhe barazi ndërkombëtare. Bashkëluftëtarët tanë meritojnë trajtim të drejtë dhe objektiv, e jo diskriminim të vazhdueshëm,” thuhet ndër të tjera në reagimin e OVL UÇK.

- Advertisement -

Organizata u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare që të shqyrtojnë me objektivitet situatën dhe të marrin masa për t’i dhënë fund, siç e quan ajo, trajtimit të padrejtë ndaj liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë luftën tonë të lavdishme për liri dhe do të qëndrojmë gjithmonë pranë atyre që sakrifikuan gjithçka për një të ardhme më të mirë për popullin tonë”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat