spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:41
HomeRajoniShqipëriaSpiropali kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

Spiropali kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një takim në Kryesinë e Kuvendit me Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Fuat Oktay dhe anëtarët e komisionit që e shoqëronin atë.

Në takim morën pjesë gjithashtu deputetët Antoneta Dhima, Petro Koçi dhe Kreshnik Çollaku, anëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Turqi.

- Advertisement -

Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin e ngushtë dhe intensiv parlamentar mes dy institucioneve ligjvënëse, përforcimin e partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe miqësinë dhe marrëdhëniet tradicionale midis popujve tanë.

Fokusi i bisedimeve ishte gjithashtu bashkëpunimi dypalësh në fusha të ndryshme, partneriteti në NATO, perspektiva euro-atlantike e Kosovës, si dhe kontributi i Shqipërisë dhe Turqisë për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë dhe më gjerë.

- Advertisement -

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat