spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:49
HomeKulturëSpiropali nderon Ndre Mjedën: Vepra e tij është gur themeli i identitetit...

Spiropali nderon Ndre Mjedën: Vepra e tij është gur themeli i identitetit kombëtar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, nderoi sot kujtimin e Dom Ndre Mjedës, i ndarë nga jeta më 1 gusht 1937.

Spiropali e konsideroi Mjedën, si një prej figurave të ndritura të Rilindjes Kombëtare, që i dha kulturës dhe gjuhës shqipe forcë, bukuri, pasuri e dinjitet.

- Advertisement -

“Vepra e Ndre Mjedës është një gur themeli në ndërtimin e identitetit tonë kombëtar, një zë zgjues i ndërgjegjes së shtypur të shqiptarëve, një mbrojtës si rrallëkush i kulturës dhe i gjuhës sonë. Si mësues, poet, përkthyes, klerik dhe atdhetar, me mendje të ndritur e zemër të naltësuar prej idealeve të shqipes, dijes e lirisë, Ndre Mjeda i shërbeu me dashuri kombit dhe kulturës shqiptare”, tha Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Ndre Mjeda ishte anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes, në Kongresin e Manastirit, në vitin 1908.

- Advertisement -

Spiropali tha se trashëgimia e Ndre Mjedës mbetet e gjallë edhe përmes vargjeve të tij plot muzikalitet, elegancë e atdhedashuri, ndërsa ndau një nga poezitë më të njohura të Mjedës, “Gjuha Shqipe”:

Nji kto gjuhë që jam tue ndie,

jan’ të bukra me themel,

por prap’ kjo, si diell pa hije,

për mue t’tanave iu del.

Ndre Mjeda, poeti i “Vajit të Bylbylit” dhe figura poliedrike e Rilindjes Kombëtare

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat