spot_img
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026
23:40
HomeKosovaSpiropali: Njohja reciproke Kosovë-Serbi, e vetmja bazë e qëndrueshme për një marrëdhënie...

Spiropali: Njohja reciproke Kosovë-Serbi, e vetmja bazë e qëndrueshme për një marrëdhënie të shëndoshë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, tha se dialogu Kosovë – Serbi është zgjidhja për “një stabilitet afatgjatë në rajon”.

Pas takimit me kryediplomatin e Kosovës, Glauk Konjufca, ajo tha në një konferencë të përbashkët për media se njohja reciproke është “e vetmja bazë e qëndrueshme”.

- Advertisement -

“Dialogu mbetet rruga për një zgjidhje të qëndrueshme dhe për një stabilitet afatgjatë në rajon. Por stabiliteti nuk ndërtohet mbi mohimin e realitetit. Realiteti është se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Njohja reciproke është e vetmja bazë e qëndrueshme për një marrëdhënie të shëndoshë mes dy shteteve dhe një rajon të lirë nga tensionet e trashëguara”, tha ajo.

Po ashtu, Spiropali tha se “Serbia duhet të pajtohet me këtë realitet jo si akt presioni, por si hap i domosdsoshëm për normalizim të vërtetë”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat