spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
20:00
HomeRajoniShqipëriaSpiropali: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerë e shtuar për BE-në

Spiropali: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerë e shtuar për BE-në

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në një takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Gjatë takimit, Spiropali tha se çështjet bilaterale mes vendeve kandidate dhe anëtare të BE-së nuk duhet të bëhen pengesë në procesin e anëtarësimit.

- Advertisement -

“Shqipëria shpreson që Maqedonia e Veriut të zhvillojë sa më shpejt Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me BE-në, sepse dy vendet tona janë një vlerë e shtuar për Bashkimin Evropian”, u shpreh kryetarja e Kuvendit.

Sipas saj, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut jetik në qeverisje dhe ruajtjen e stabilitetit të vendit dhe kanë rol vendimtar në proceset euroatlantike dhe ruajtjen e orientimit drejt perëndimit dhe vlerave perëndimore.

- Advertisement -

“Respektimi i gjuhës shqipe dhe të drejtave të fituara të shqiptarëve i shërben kohezionit, mirëkuptimit dhe integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut”, vijoi kryetarja e Kuvendit.

Më pas ajo inkurajoi një klimë më të favorshme të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve të bizneseve shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Për Spiropalin, Korridori 8 është shumë më tepër se një projekt infrastrukturor, është një projekt i madh strategjik, një mekanizëm zhvillimi, bashkëpunimi, integrimi dhe sigurie në rajon dhe më gjerë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat