spot_img
E diel, 28 Dhjetor, 2025
18:45
HomeKosovaZgjedhjet 2025Stavileci: Të dhënat nga terreni janë pozitive, sot po shkojmë drejt një...

Stavileci: Të dhënat nga terreni janë pozitive, sot po shkojmë drejt një rezultati të rëndësishëm për PDK-në

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerand Stavileci, ka deklaruar se të dhënat e deritanishme nga terreni janë pozitive për këtë subjekt politik, vetëm pak orë para mbylljes së qendrave të votimit.

Në konferencën për media, Stavileci tha se po marrin “mesazhe të qarta” për mbështetje dhe ndryshim, duke vlerësuar se dita e zgjedhjeve po shkon drejt një rezultati të rëndësishëm për PDK-në dhe një niveli të lartë përkrahjeje.

- Advertisement -

Ai u bëri thirrje qytetarëve që ende nuk kanë votuar, të dalin në votime dhe të mos e lënë vendimin për të tjerët. Sipas tij, secila votë ka peshë dhe vendimet duhet të merren jo vetëm për veten, por edhe për familjen dhe të ardhmen e vendit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat