spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:30
HomeKosovaStorm i së dielës: Serbia nuk është një armik i panjohur

Storm i së dielës: Serbia nuk është një armik i panjohur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Storm i së dielës: Serbia nuk është një armik i panjohur – Koha për një qasje të matur dhe të fortë ndaj saj!

Serbia nuk është një armik që nuk e njohim apo që nuk e kuptojmë. Prandaj, është marrëzi të dalim të humbur përballë saj. Nëse ka diçka që duhet ta kuptojmë mirë, është se Serbia nuk është një armik që nuk e njohim apo që nuk e kuptojmë ku dhe çfarë synon. Historia ka qenë dëshmitare e përballjeve tona me të, dhe mësimet nga këto përballje janë të thella dhe të pashlyeshme. Prandaj, është marrëzi të dalim të humbur përballë saj, sidomos kur aleatët tanë kanë qenë gjithnjë të fortë në përkrahjen e shkëputjes faktike përveç asaj juridike, që ka ndodhur në vitin 2008, kur u shpall, respektivisht u njoh nga më shumë se 100 shtete të botës, pavarësia e Kosovës.

-Ne kemi një armik të njohur, por që vazhdon të jetë një sfidë e vazhdueshme – Serbia, ndër vite, ka vazhduar të përfaqësojë një sfidë të ndërlikuar për rajonin tonë në përgjithësi dhe për Kosovën në veçanti. Marrëdhëniet e rajonit dhe tonat me të janë të përshkuara nga konflikte të vjetra dhe tensione të reja, por një gjë është e qartë: me gjithë këto vite, ende nuk po e njohim mirë strategjinë e Serbisë?! Apo thjesht sillemi sikur nuk e njohim, sepse ashtu i leverdis ndonjë koncepti politik brenda Kosovës?! Politikat agresive, nacionalizmi dhe përpjekjet për destabilizim nga Serbia drejt Kosovës nuk janë asgjë e re. Është pikërisht kjo arsyeja që duhet të përgatitemi më mirë dhe të reagojmë me qetësi dhe maturi, për të ribindur miqtë dhe aleatët tanë se jemi seriozisht të aftë për të qenë një shtet serioz dhe me ndikim, pavarësisht numrit të ushtarëve përballë Serbisë dhe aleatëve të saj.

- Advertisement -

-Marrëzia e humbjes përballë një sfide të njohur – Të humbasim përballë Serbisë do të thotë të dështojmë në aplikimin e mësimeve që historia na ka dhënë. Nuk bëhet fjalë vetëm për një përballje ushtarake ose diplomatike. Kjo është një betejë për fuqizimin e pozitës sonë në arenën ndërkombëtare, për konsolidimin e institucioneve tona dhe për kontributin tonë në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për të gjithë rajonin.

-Qasja jonë e re, maturia dhe forcimi i brendshëm – Në vend që të jemi reaktivë, është koha për një strategji proaktive. Ky është momenti kur duhet të forcojmë unitetin tonë të brendshëm, të përmirësojmë infrastrukturën tonë të sigurisë dhe të vazhdojmë angazhimet diplomatike për të siguruar mbështetje ndërkombëtare. Serbia e njeh forcën e aleatëve tanë, dhe është pikërisht kjo forcë që e shtyn atë të angazhohet në ftohjen e marrëdhënieve tona me aleatët, pasi kështu ajo synon të na dalë fituese përballë.

- Advertisement -

Serbia mund të jetë një kundërshtar me histori të gjatë, por kjo nuk do të thotë që duhet të na frikësojë ose të na ndalojë. Duke u mbështetur në një qasje të matur, të bazuar në forcimin e brendshëm dhe mbështetjen e aleatëve tanë, ne mund të përballemi me çdo sfidë që ajo mund të na hedhë përpara.

by: Storm-rks + ILC/ICL

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat