spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
09:39
HomeKosova“Storm•” mëson: Dyshim për lëshim sigurie në Aeroportin e Prishtinës, detajet pas...

“Storm•” mëson: Dyshim për lëshim sigurie në Aeroportin e Prishtinës, detajet pas përgjigjes së ANP-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Burime të storm• bëjnë me dije se në fund të vitit 2025, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, dyshohet të ketë ndodhur një lëshim serioz i sigurisë, pasi mjete piroteknike (në sasi të konsiderueshme) raportohet se kanë kaluar kontrollet e aeroportit dhe janë zbuluar vetëm pas aterimit të fluturimit në një aeroport në Zvicër, ku edhe janë konfiskuar.

Sipas informatave që po verifikohen, shqetësimi kryesor lidhet me faktin se mjetet e tilla, nëse kanë qenë në bagazh dore apo bagazh të dorëzuar, paraqesin rrezik serioz për sigurinë e fluturimit dhe ngrejnë pikëpyetje mbi procedurat e kontrollit dhe funksionimin e skanerëve të sigurisë.

- Advertisement -

storm• ka dërguar kërkesë zyrtare për sqarim tek menaxhmenti i ANP “Adem Jashari”, duke kërkuar konfirmim për incidentin, informacion mbi komunikimin me autoritetet zvicerane dhe institucionet relevante në Kosovë, si dhe masat e marra pas rastit.

Për shkak të natyrës së ndjeshme të çështjes dhe për të mos publikuar detaje operacionale që mund të cenojnë sigurinë, storm• do t’i publikojë detajet e plota vetëm pasi të marrë përgjigje zyrtare nga ANP “Adem Jashari” dhe institucionet përkatëse.

- Advertisement -
Shënim: Lajmi do të përditësohet menjëherë sapo të ketë përgjigje/konfirmim zyrtar.
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat