spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
17:38
HomeKosovaDrejtësiaUÇK nuk e sulmoi Qeverinë Bukoshi

UÇK nuk e sulmoi Qeverinë Bukoshi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në seancën e fundit në Hagë, avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç, ka dhënë një shpjegim juridik dhe politik që rrëzon njërën nga akuzat kryesore për përndjekje politike. Sipas Mishetiç, pretendimi i Prokurorisë se UÇK-ja ka sulmuar “institucionet shtetërore” të Kosovës (Qeverinë Bukoshi) është i paqëndrueshëm.

Mishetiç argumentoi se në vitet e 90-ta, zgjedhjet e organizuara nga LDK-ja ishin procese brenda-partiake dhe jo zgjedhje të një shteti sovran, pasi Kosova ishte nën okupim. Rrjedhimisht, Qeveria në Ekzil nuk mund të konsiderohej si autoritet shtetëror që UÇK-ja po tentonte ta përmbyste. Ky argument shërben për të treguar se rivaliteti ishte politik dhe jo një sulm kundër rendit kushtetues apo institucioneve, duke zhvlerësuar kështu akuzën për një plan kriminal për marrjen e pushtetit me forcë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat