spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
17:48
HomeKosovaDrejtësiaAvokati Luka Mishetiç gjatë fjalës përfundimtare në Gjykatën Speciale në Hagë për...

Avokati Luka Mishetiç gjatë fjalës përfundimtare në Gjykatën Speciale në Hagë për rastin e krerëve të UÇK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjatë fjalës përfundimtare në Hagë, avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç, ka përdorur një fakt kyç për të goditur teorinë e Prokurorisë mbi “Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale”. Ai ka shtruar pyetjen se si është e mundur që një organizatë, e cila sipas akuzës kishte qëllim eliminimin e rivalëve politikë, të vendoste në postin më të lartë ushtarak Bislim Zyrapin.

Zyrapi, një oficer karriere që vinte nga strukturat e lidhura me Qeverinë në mërgim dhe institucionet e LDK-së, u emërua Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Sipas Mishetiç, ky veprim dëshmon se prioriteti i krerëve të UÇK-së nuk ishte lufta e brendshme për pushtet, por profesionalizimi i luftës çlirimtare dhe bashkimi i të gjithë faktorëve ushtarakë, pavarësisht bindjeve apo prejardhjes së tyre politike. Ky argument synon të vërtetojë se UÇK-ja ishte një ushtri popullore në rritje dhe jo një strukturë e mbyllur me agjenda kriminale.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat